Top News-Si u shpartallua banda e hajdutëve/Detaje të reja nga policia greke, ja të arrestuarit
20/02/2022 15:54

Të tjera detaje janë zbuluar nga grupi kriminal shqiptar i cili u shkatërrua mbrëmjen e së shtunës, pas një operacioni masiv, I organizuar nga policia greke. Mediat greke edhe këtë të dielë kanë patur në fokus operacionin policor, ku 17 shqiptarë u vunë në pranga, të akuzuar për përfshirjen e tyre në një bandë kriminale, që merrej me vjedhje në stacionet e transportit publik në Greqi. Në prangat e policisë janë vënë Klodjan Zeneli, Artur Dine, Andi Cuko, Aldo Bramallari, Rando Ranxha, Jemi Zoto, Alma Sadiku, Reanto Prifti, Marsel Bashimi, Artur Bashimi dhe Enea Hyseni. Këta persona që prej tetorit 2021, vepronin si grup i strukturuar ku kishin të ndarë rolet e tyre, ndërsa preja e tyre ishin pasagjerët e transportit publik. Policia bëri me dije se të arrestuarit akuzohen si autorë të të paktën të 81 vjedhje ndërsa shuma e parave të grabitura shkon deri në 50 mijë euro. Marsel Bashimi, kreu i kësaj bande, gjithashtu akuzohet edhe për një tentivë vrasjeje. Shqiptari nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike një shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjatë një konflikti për përparësinë e mjeteve në rrugë. Bëhet me dije se në kontrollet e kryera në 20 shtëpi të anëtarëve të organizatës kriminale dhe në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 10 laptopë, 83 celularë, 11 ora, 5 kuleta, 3 çanta, byzylyk femrash me vlerë 3070 euro, 5 automjete, 2 motoçikleta, celularë, tabletë dhe laptopë, si dhe një sërë dokumentesh, shënime të shkruara me dorë dhe fatura të transportit publik.

Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
DIGITALB DIGITALB