Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë. Duke marrë shembull pasurinë e shefes së kabinetit të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, Berisha shprehet se kjo mund të ndodhë me të gjithë anëtarët e qeverisë, teska e akuzon Ramën se ka tentuar të fshehë emrin e saj. Vjen zonja me 40 metra katror apartamente dhe bëhet me 7 apartamente, fillon ndërtimin, lumturon edhe të tjerë përreth saj. Kurrë një qeveri nuk mund të lejojë vetes abuzimet në shkallë.