Në seancën e radhës ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, nën akuzë për atentatin e 2019-s ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, SPAK depozitoi prova të reja që lidhen me komunikimet në aplikacionet Sky dhe Encrochat. Prokurori Adnan Xholi i bëri të ditur gjykatës se disa mesazhe dhe prova përfshinin informacion mbi persona të tjerë nën hetim, ndaj dhe duhej të mbaheshin jashtë vëmendjes së publikut.