Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekuestrimin e pasurive të shqiptarit me dy identitete, Bledar Seferi alias Hakorja, si dhe pronat e familjarëve të tij, pasi dyshohet se kjo pasuri është fituar si pasojë e aktivitetit të tij kriminal si anëtar i mafies italiane.