Si sot një vit më parë dy ishin zhvillimet më të rëndësishme, dhe padyshim njëra kishte të bënte me politikën. Për herë të parë, socialistët bazuar në aktivitetin e presidentit të Republikës gjatë fushatës zgjedhore dorëzuan një kërkesë të dytë për shkarkimin e Ilir Metës. Dhe zhvillimi i dytë ishte sekuestrimi nga SPAK i disa prej pasurive të tre prej ish gjyqtarëve më të lartë në vend. Pas shkarkimit nga detyra për shkak të vettingut ata u kontrolluan edhe nga prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit. Tre ish gjyqtarët ishin Fatos Lulo ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Bashkim Dedja ish – Kryetar i Kushtetueses dhe Shkëlzen Selimi ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë, të cilët u hetuan për kryerjen e veprës te fshehjes dhe deklarimit te rreme te pasurise.