Si sot një vit më parë, kryefjalë e të gjitha zhvillimeve në vend ishin zgjedhjet e 25 prillit. Diskutimet, debatet, rezultatet, mandatet, shifrat, por edhe fitorja e tretë e qeverisë Rama u shoqëruan me veprime të forta nga të dy palët. Por, më shumë se fitoret, apo humbjet, vëmendja u përqëndrua tek partitë që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare, por dolën pa vota. 4 parti të reja të djathta u krijuan para zgjedhjeve për të ndryshuar skenën politike shqiptare, por asnjë prej tyre nuk arriti te kaloi një përqind të votave në rang kombëtar për t’u bërë pjesë e Parlamentit