Më shumë se një dekadë luftë civile, e ka lënë Sirinë të ndarë dhe në rrënoja. Por, një gjë ka mundur të kapërcejë cdo vijë fronti: Kaptagoni. Droga amfetaminë, ka ndezur një industri të paligjshme që vlen 10 miliardë dollarë. Një hetim i agjencisë franceze të lajmeve AFP, ka zbuluar se industria e Kaptagonit, jo vetëm financon regjimin e presidentit Bashar al Assad, por edhe shumë nga armiqtë e tij po ashtu.