4 persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas aksionit të përbashkët të policisë spanjolle me autoritetet shqiptare kundër mashtrimeve nëpërmjet “Call Center”-ave. Në njoftimin zyrtar te SPAK thuhet së dëmet nga këto mashtrime kapnin vlerën e rreth 50 mln euro çdo tre muaj. Ndërsa nga hetimi i përbashkët ka rezultuar se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra-mijëra persona, të cilët janë kryesisht shtetas të vendeve europiane.