Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 40 vjeç dhe një grek janë arrestuar nga policia greke me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore. Ata kanë dhunuar dhe më pas trafikuar një 28-vjeçare vendase, të cilën e mbanin të izoluar dhe e kërcënonin se do ta vrisnin. Fillimisht ka qenë më i riu në moshë prej tyre i cili ka komunikuar me vajzën nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ku i ka ofruar punë si kamariere në një lokal.