94 miliardë lekë gjobë e papaguar nga Bankers Petrolium që në vitin 2019 dhe taksa të papaguara po ashtu. Top Story, është ndalur në emisionin e tij të radhës, tek Bankes Petroleum duke denoncuar grabitjen e naftës shqiptare përmes dokumentave ekskluzivë. Top Story ka siguruar një letër prej shtatë faqesh, dërguar Doganës së fierit më 3 qershor 2019, nga Ministria e financave. Letër që sipas gazetarëve të emisionit investigativ, ka qëndruar e fshehur në sirtarin e ministres Anila Denaj.