Serbia mban me 3 prill zgjedhjet presidenciale,parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd, dhe ashtu si votimet e kaluara, besohet se fituesi i madh i zgjedhjeve do të jetë prapë presidenti Aleksandër Vuçiç. Sondazhet sugjerojnë se lideri autokrat i Serbisë mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në raundin e parë. E sigurtë duket edhe shumica absolute që është pro partisë së tij, SNS-së. Ndërsa opozitës së përçarë i jepen shanse vetëm në kryeqyteti e Beogradot.