Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03/2026 22:53

Çifti i moshuar i vrarë në apartamentin e tyre në Ramat Gan, shtëpitë e shkatërruara rreth tregut të Tel Avivit, krateret mbi rrugën kryesore dhe mes bulevardeve me pemë të qytetit, janë këto dëmet e shkaktuara nga raketat e Iranit. Sistemi mbrojtës izraelit nuk mund të bëjë shumë kundër raketave që shpërndajnë bomba thërrmuese: gjatë fazës së zbritjes, koka shpërthyese lëshon dhjetëra nënmunicione më të vogla që mund të bien në një rreze deri në tetë kilometra. Kjo ka ndodhur sidomos ditët e fundit mbi metropolin mesdhetar: nëse nuk shpërthejnë dhe mbeten në tokë, këto predha të vogla shndërrohen në mina, prania e të cilave zbulohet vetëm kur ndodh një shpërthim. Bombat thërrmuese u ndaluan në vitin 2008 me Konventën e Oslos, të mbështetur nga OKB: ndalohet prodhimi, përdorimi, shitja dhe magazinimi i këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani (po ashtu Rusia dhe Kina) nuk kanë aderuar. Hedhja e tyre konsiderohet krim lufte; izraelitët janë akuzuar se i kanë përdorur në Jug të Libanit. Ato janë veçanërisht të rrezikshme për popullsinë civile sepse trajektorja e tyre nuk mund të parashikohet dhe sepse mund të shndërrohen në mina. Për të shkatërruar kokën shpërthyese pa lëshuar nënmunicionet, raketa duhet të goditet në ekzosferë ose para se të fillojë zbritjen. Ndryshe, sipas rindërtimit të ushtrisë, ishte rasti i dy raketave që çanë sistemin “Kupola e Hekurt” duke sjellë shkatërrim mes pallateve të Dimona dhe Arad, në shkretëtirën e Negevit. As Benjamin Netanyahu, që vizitoi pikën e goditjes mes rrënojave, as zëdhënësit e Tsahal nuk shpjeguan se cili ishte defekti që mbrojtja ajrore dështoi.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39