Thiago Silva do të largohet nga Paris Saint Germaini në fund të sezonit. Sipas të përditshmes “L’Equipe” klubi transalpin vendosi të mos i ofrojë rinovimin e kontratës kapitenit pas mbylljes së pjesës së mbetur të sezonit në Ligën e Kampioneve dhe ai që ia ka komunikuar këtë vendim 35-vjeçarit ishte vetë Drejtori Sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo. Kjo do të thotë se Thiago Silva do të lërë Paris Saint Germainin pas 8 sezonesh me parametra zero, situatë nga e cila mund të përfitojnë skuadra si Milani dhe Everton, ndërkohë që flitet edhe për një kthim të tij te Fluminense në Brazil