Monika Kryemadhi tregoi versionin e saj të historisë, pak ditë pasi dosja në ngarkim të saj dhe ish bashkëshortit Ilir Meta kaloi për gjykim. Në një intervistë në Top Story, Kryemadhi ngriti pretendime për prapavijë politike. Kryemadhi: “Kur Altin Dumani ka ardhur në krye të SPAK, një nga premtimet që i është bërë Yuri Kim ka qenë ideja për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pasi ka qenë ideja e famshme që drejtuesi i opozitës do të bëhej Lulzim Basha, ndërsa i maxhorancës do të ishte Erion Veliaj. Kjo ka qenë si një strategji politike, që duke u arrestuar Berisha me Metën automatikisht do të largohej edhe Rama, trekëndëshi i famshëm i Bermudës.” Kryemadhi detajoi procedurën e blerjes së apartamenteve duplex, ku e përfshirë është edhe e ëma. Sipas ish deputetes, kjo procedurë është hetuar më parë nga drejtoria e pastrimit të parave dhe ILDKP.