Mjeku i familjes, Doktor Bujar Mema, sapo ka komunikuar me një paciente të tij, e cila ka rezultuar me tampon pozitiv, e për të cilën tashmë ka një procedurë sesi do të bëhet trajtimi i saj në shtëpi. Sipas tij dy janë stadet e trajtimit të pacientëve në shtëpi. Ndërkohë, rimbursimi sipas mjekut përfshin edhe vitaminat dhe antibiotikët. Receta gjenerohet online dhe me kodin përkatës. Pas kësaj, familjarët e pacientit i marrin barnat në farmaci, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha janë 100 për qind të rimbursueshme nga shteti.