Kina mund të nisë një sulm masiv mbi Tajvanin që mund të jetë edhe më shkatërrimtar se ai i Rusisë në Ukrainë – paralajmërojnë ekspertët. Analistët ushtarakë druajnë se ‘tufa’ dronësh High Tech, mbi një milionë ushtarë, luftanije dhe bombardues, mund të dërgohen përmes ngushticës së Tajvanit për të pushtuar ishullin. Dhe e gjithë kjo vjen ndërsa Kina ka nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake të saj rreth tajvanit, në një demonstrim force të paprecedenttë.