Top News mëson detaje nga dosja hetimore për arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, drejtorit juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj, si edhe përmbaruesit Alban Ruli. Më 6 qershor 2022, Ilir Thana ka tërhequr dosjen nga përmbaruesi Baftjar Nela dhe një ditë më pas e ka kaluar dosjen te zyra përmbarimore e Alban Rulit. Disa muaj më vonë, konkretisht më 7 tetor 2022, Ilir Thana i kërkon përmbaruesit Alban Ruli që çdo shumë që do të kreditohet, t’i dhurohet motrës së tij Shpresa Prifti, pasi në trungun familjar ai rezulton beqar dhe I vetëm.