Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku I zgjedhur I Himarës, I cili humbi mandatin pasi u dënua për korrupsion zgjedhor, ka dhënë detaje nga koha që kaloi në burg, për medien greke Kathimerini. Në intervistë për këtë medie, Beleri shfaqet i kënaqur nga trajtimi që I është bërë në burg, teksa shprehet se I dhanë më shumë të drejta sesa ishin të parashikuara.