E veçanta e vrasjes për motive gjakmarrje që ndodhi në fshatin Manati të Lezhës nuk kishte të bënte vetëm me moshën e autorit, që ishte vetëm 17 vjeç, por edhe për armën e përdorur në këtë krim. Florian Përvathi qëlloi për vdekje fqinjin e tij në emër të marrjes së gjakut me një armë krejt e veçantë, e rrallë dhe mbi të gjitha e prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që përdoret vetëm nga profesionistë.