Edhe pse ne nuk e dimë ende se kur - dhe më e rëndësishmja si do të përfundojë lufta e nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë, është tashmë e qartë se konflikti do ta transformojë Bashkimin Evropian në mënyrë dramatike. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ekonomia e Evropës Perëndimore ishte e rrënuar, ndërsa kontinenti ishte i pambrojtur në aspektin ushtarak kundër një pushtimi sovjetik. Pa Planin Marshall të SHBA-së dhe pa garancinë e Amerikës për mbrojtjen ushtarake, Evropa Perëndimore vështirë se do të kishte mundur të mbijetonte.