Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit Anila Hajnaj ka dhënë mesazhin e parë për 60 agjentët që do i bashkohen strukturës së hetimit, e cila njihet si FBI shqiptare. Sipas saj do zgjidhen kandidatët që do të identifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotësimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit. Më pas, kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI). “Synojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit profesionistët më të zotë, që garantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në permbushje të këtij misioni të lartë. Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.