Vota e emigrantëve ka qenë kryefjalë e debateve për shumë kohë nga maxhoranca dhe opozita. Kjo e fundit, madje e pati menduar si një dështim të qeverisë mungesën e pjesëmarrjes së emigrantëve në zgjedhje, por ndërhyrjet në Kodin e Ri Zgjedhor pati të shkruar detyrimin për një gjë të tillë. Kësisoj, grupi i punës i ngritur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka paraqitur pjesën e parë të raportit, për të vlerësuar mundësinë dhe eventualisht procedurat për realizimin e votimit jashtë vendit të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote e me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.