Spanja iu është drejtuar Shqipërisë pas kërkesës për zemrën e të riut shqiptar Saimir Sula, duke I kërkuar informacion për mënyrën si do të tërheqë organin. Sula humbi jetën në një spital spanjoll pasi u shtrua për Covid-19, por kur familja tërhoqi trupin e tij i mungonte zemra. Familja e të ndjerit ka kërkuar prej 3 vitesh të vërtetën për vdekjen e të riut si dhe marrjen e zemrës së tij.