Pas propozimit të presidentit të Francës, Emanuel Macron, për krijimin e e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po dalin po gjithashtu me ide e tyre për forcimin e lidhjeve të vendeve të rajonit të Ballkanit me BE-në. Në një dokument dërguar Brukselit, Austria ka propozuar një “integrim gradual” të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Ballkani Perëndimor.