Kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë mëngjesin e së premtes nga një ish-punonjës i IT në këtë institucion. Kreu i bashkisë dhe Orgest Xhelili janë përfshirë në një debat, që më pas degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta, ku Xhelili, ka goditur Kokoneshin. Pas plagosjes së Kokoneshit ka ndërhyrë shoferi i këtij të fundit, Gazmend Bullari, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.