Mediat ruse thanë se trupat e para të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), kanë nisur të operojnë në Kazakistan, ndërkohë që ka shpërthyer një valë e pashembullt e protestave. CSTO, me bazë në Moskë, përbën një aleancë ushtarake të disa shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik. Agjencia e lajmeve, Ria Novosti, tha se forcat paqeruajtëse kanë hyrë në këtë shtet të Azisë Qendrore.