Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit, tha ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris gjatë konferencës për shtyp për masat e reja për vaksinimin e detyrueshëm. Sipas tij, rasti është indentifikuar te qytetar një grek që ka ardhur nga Afrika e Jugut së fundmi. Ministri tha se autoritetet greke kanë nisur një gjurmim të detajuar të kontakteve të tij dhe ai është izoluar.