Mali i Zi ka raportuar për rastin e parë me linë e majmunëve. Rasti është konfirmuar nga Laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik në vendin fqinj. “Rasti i regjistruar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ky institucion. Mali i Zi i është bashkuar kështu listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje.