Pasi ka kaluar mesnata në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nisur festa, dhe shkak për këtë është bërë ditëlindja e Kiara Titos. Kiara është banorja e parë që feston ditëlindjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ka qenë vetë moderatorja Arbana Osmani e cila së bashku me publikuun në studio i uroi ditëlindjen Kiarës.Më pas Vëllai i Madh e surprizoi me një video mesazh nga prindërit dhe vëllai i saj. Edhe Luiz Ejlli i ka bërë një surprizë të bukur moderatores. Në praninë e gjithë banorëve ai i ka kënduar Kiarës duke krijuar një atmosferë të ngrohtë brenda shtëpisë.