Top News – Shuhet Koço Devole/ Humbi betejën me koronavirusin
08/11/2020 13:18

Aktori i njohur i humorit Koço Devole ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare. Devole u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia. I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t'u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia. Një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, me një gamë të gjerë rolesh, në filma dhe komedi, Devole gjithashtu ishte karikaturist, skenarist si dhe regjisor. Emri Koço Devole na sjell ndërmend projekte kinematografike si "Çanta e zezë", "Të gjallë apo të vdekur ", "Milioneri 2005" dhe "Na ishte njëherë Shqipëria". Koço Devole ka lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Në vitin 1946, familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar. Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës.

Top Channel/ Fluks udhëtarësh në Kakavijë! 112.000 udhëtarë në ditët e para të gushtit
12/08 12:53
Top Channel/ Shëngjini plot me pushues, qytetarët zgjedhin të kalojnë buzë detit ditët e nxehta
12/08 12:51
Top Channel/ Shifrat e turizmit në Shkodër, ka rritje të netëqëndrimeve, Velipoja më e frekuentuara
12/08 12:50
Top Channel/ Fluks kalimesh në Kakavijë, mbi 112 mijë lëvizje gjatë gushtit, 20% më shumë së vjet
12/08 12:49
Top News- Abuzimi me hapësirat publike/ Braçe denoncon rastin tek shkolla ‘At Zef Pllumi’
12/08 12:49
Top Channel/ I nxehti përvëlues, temperaturat të larta në të gjithë vendin, të enjten pritet zbritja
12/08 12:48
Top Channel/ Zjarri po djeg shtëpitë në Gramsh, dyshohet për viktima
12/08 12:44
Top News – Kulmi i sezonit të zjarreve/ 50 vatra në të gjithë vendin, 19 ende akive
12/08 12:34
Top Channel/ Zjarret jashtë kontrollit, nga Jugu në Veri 19 vatra aktive Shtëpi dhe stane të djegura
12/08 12:16
Top Channel/ Dhjetëra vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, situata më kritike në Fushë-Arrëz!
12/08 12:15
Top News- Fshihnin të ardhurat/ Procedohen administratorët e 3 bizneseve në Elbasan
12/08 11:08
Top News- ‘Kush ndez zjarr përballet me ligjin’/ Flakët në Vaqarr, Bashkia Tiranë në gatishmëri
12/08 10:28
Top News- Rilindja e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, Rama nxjerr pamjet nga kantieri
12/08 09:18
Top Channel/ Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina humb përfundon në kanal
11/08 23:01
Top Channel/ Zjarret “pushtojnë” vendin, evakuime nga veriu në jug
11/08 22:49
Top Channel/ Zjarr në Selitë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve
11/08 21:57
Top News – U shpëtoi flakëve të aksidentit, ndërron jetë pas disa ditësh 15-vjeçari
11/08 21:00
Top News- Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina përfundon në kanal, tre të plagosur
11/08 20:24
Top Channel/ Situatë tmerri nga zjarret, evakuohen 500 turistë te Syri i Kaltër
11/08 19:16
Top News – Përkeqësohet situate nga zjarret. Vatër masive te Syri i Kaltër, zhvendosen turistët
11/08 18:50