Aktori dhe regjisori i njohur korçar, Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta. Orgocka ndodhej i shtruar në spital nga ku pësoi hemorragji cerebrale. Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit dhe mbante titullin “Mjeshtër i madh”, gjithashtu si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime. Me ndarjen nga jeta të Dhimitër Orgockës, arti shqiptarë humbi njeriun që solli dhjetëra interpretime të gjalla me rolet e tij por edhe qindra shfaqje brilante në skenat teatrore. Mjeshtri i madh nuk u ndal deri në momentet e fundit të jetës ndërsa prej dy ditësh ishte shtruar ne spitalin e Korçës për shkak të problemeve shëndetësore si pasojë e të cilave humbi jetën.