Aktori Eric Dane, i njohur më së miri për rolin e tij si kirurg në serialin mjekësor "Grey's Anatomy", është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeç, raportuan mediat amerikane të enjten. Vitin e kaluar, Dane njoftoi se ishte diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike, ose ALS, një çrregullim neurologjik i njohur edhe si sëmundja e Lou Gehrig. "Me zemër të thyer, ju japim lajmin se Eric Dane ndërroi jetë të enjten pasdite pas një beteje të guximshme me ALS-në," tha familja e tij në një deklaratë të cituar nga CBS dhe media të tjera. Danes, i cili lindi në San Francisko, bëri debutimin e tij televiziv në një episod të vitit 1991 në serialin "Saved by the Bell". Roli i tij i famshëm në "Grey's Anatomy" filloi në vitin 2006, ku ai luajti kirurgun simpatik Dr. Mark Sloan. Ai u shfaq në 139 episode deri në vitin 2021 ndërkohë që më pas luajti në dramën e HBO-së, "Euphoria"