Skuadrat e shpëtimit rifilluan kërkimet të martën për 13 aplinistët që konsiderohen të zhdukur pas shembjes së një pjese të një akullnaje në alpet italiane, të dielën, që i mori jetën të paktën shtatë personave. Shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen pas më shumë se 36 orësh nga tragjedia e cila ka ndezur akoma më shumë shqetësimet për pasojat e ndryshimeve të klimës në male. Tre persona nga republika Ceke janë mes atyre që mungojnë në apel.