Gjykata Kushtetuese të enjten ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019. Ky vendim vjen pas opinionit të marrë nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. Gjykata Kushtetuese pritet që të shpallë brenda dy javëve vendimin e arsyetuar për rrëzimin e kësaj kërkese. Zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019 u bojkotuan nga opozita. Një vendim i tillë, i certifikon këto zgjedhje, duke i hapur rrugën më pas vendimmarrjes së Presidentit Ilir Meta për 6 bashkitë që janë pa kryetar.