Benjamin Netanyahu ka ngjallur reagime të ashpra pas komenteve para spitalit që u godit nga raketat iraniane, në kulmin e luftës me iranin. Ai foli për koston personale të konfliktit, që ishte shtyrja e dytë e dasmës së djalit të tij. Komentet e kryeministrit izraelit, të bëra para kamerave, me në sfond spitalin e goditur nga raketat në qytetin jugor Beersheba, shkaktuan reagime pa fund në internet, në kulmin e një lufte që Netanyahu nisi të premten e kaluar.