Policia e Shtetit ka shtyrë deri në fund të këtij muaji aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë për të gjithë ata që kanë përfunduar si ciklin e parë, ashtu edhe të dytë të studimeve të larta. Në njoftim thuhet qëllimi i shtyrjes së afatit të aplikimeve është dhënia e mundësisë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke qenë së kërkesat e adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme kanë qenë të shumta.