Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke konfirmuar masën e sigurimit pasuror për sekuestrimin e pasurisë së Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës. Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili la në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së, të datës 10 shkurt të këtij viti, duke miratuar në këtë mënyrë masën e sekuestrimit për pasurinë e paluajtshme të saj.