Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëpandehurve të tjerë në dosjen e ngritur kundër tij. Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili me të cilin u njoh gjykata, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit. Në seancën e kësaj të hëne nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj. Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.