Dështon për të disatën herë seanca gjyqsore për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Këtë herë shkak është bërë mungesa e prokurorit të çështjes. Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg në Lushnje, ndërkohë që i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.