Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën eliminatore të Euro 2024-ës pikërisht më 27 mars, me transfertën ndaj Polonisë, që në letër është edhe kundërshtari më i fortë i grupit. Në krye të pankinës kuqezi është ulur braziliani Sylvinho dhe të gjithë presin me padurim të shohin si do të ndryshojë Kombëtarja nën drejtimin e tij. Megjithatë ish-futbollisti i Manchetser City-t dhe Barcelonës, nuk është shumë me fat, pasi do të debutojë pikërisht me transfertën e Varshavës ndaj Polonisë.