Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë, duke e cilësuar këtë mandate, si atë të investimeve në periferi. “Rruga e Agallarëve” në Farkë po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, me sinjalistikën e nevojshme dhe rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Veliaj tha se ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës.