Mazhoranca dhe opozita gjetën dakordësi në komisionin hetimor për shërbimin publik të sterilizimit dhe check up, si për vizitat e përbashkëta në terren ashtu edhe për dëgjesat e dëshmitarëve. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi njoftoi se në dy javët e ardhshme do të zhvillohet vizita në Durrës, Shkodër, Lushnje, Vlorë dhe Spitalin e Traumës.