Banka Qendrore Europiane u frenua disi në masën e rritjes së normave të interesit për të luftuar inflacionin e lartë në Eurozonë, por paralajmëroi se mund të ketë të tjera rritje në javët dhe muajt në vijim. Këtë të enjte, banka mori vendim për të rritur normat e interesit me 0.25 për qind nga 0.5 për qind që i rriti në vendimin e fundit të marrë në muajin mars.