Më tepër se 50 mijë kalime të emigrantëve të paligjshëm u regjistruan në vitin 2021 në Ballkanin Perëndimor me destinacion vendet e BE-së. Kufiri I gjelbër mbetet më I frekuentuari nga ana e tyre si një urë kalimi drejt këtyre vendeve që garantojnë siguri dhe ekonomi më të mirë. Shumica e emigrantëve të cilët përdorin këtë mënyrë të paligjshme vijnë nga Siria, Afganistani apo dhe Maroku.