Më 25 maj, ditën e finales së Conference League, Tirana nuk do të jetë në shtetrrethim, edhe pse disa rrugë do të bllokohen. Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Gledis Nano sugjeroi në një dalje publike për mediat që ditën e finales ata që nuk kanë asnjë punë në Tiranë, të shmangin ardhjen në kryeqytet. Këtë të shtunë drejtuesit e policisë u mbodhën për të diskutuar dhe hartuar masat e nevojshme, ndërsa publikimi I segmenteve rrugore që do të bllokohen në kuadër të Conference League pritet të njoftohen nesër.