Rama: “Shteti është partneri juaj dhe jo barra juaj.” Kryeministri Edi Rama vlerëson se me regjimin e taksave, shteti është bërë partner dhe jo barrë për sipërmarrësit. Në Tirana Economic Forum, shefi i ekzekutivit u shpreh se sistemi tatimor nxit biznesin që të krijojë vende të reja pune. Rama: “Shqipëria ka një rritje që nuk vjen prej sloganeve, por prej reformave. Ne kemi krijuar një prej regjimeve të taksave më të mira me 0% taksë fitimi për bizneset e vogla deri në vitin 2029 dhe ky është një mesazh i qartë për shumë e shumë sipërmarrës, që të rrisin dhe të krijojnë vende pune.” Sipas Ramës, revolucioni digjital do të ulë mundësitë për rryshfet dhe do krijojë më shumë mundësi për produktivitet.