Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për vendosjen nën sekuestron preventive të inceneratorit të Tiranës, prej fillimit të këtij muaji impianti ka kaluar nën administrimin e përkohshëm shtetëror. Administratori Shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, Arjan Baçi, ka dalë në një konferencë për mediat, për Impiantin e Mbetjeve të Tiranës Ai tha se puna po vazhdon normalisht, ndërsa është duke u njohur si me kontratat ashtu edhe me bilancet e kompaisë. Baçi deklaroi se te bilancet ka rezultuar se bashki të qarkut të Tiranës janë debitore.