Në një bashkëbisedim të zgjeruar me qytetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e vuri theksin tek kriza e integrimit europian, funksionimi i shtetit ligjor dhe mobilizimi opozitar, e gjitha kjo për shkak të qeverisjes së Edi Ramës. Në qendër të fjalës së tij ishte pretendimi se vendi ndodhet përballë një momenti kritik, ku, sipas tij, ‘Shqipëria u damkos në qendrat kryesore ndërkombëtare".