Jared Kushner nuk do të ketë dorë të lirë mbi ishullin e Sazanit për të realizuar investimin e tij për resort turistik elitar me vlerë prej të paktën 1.4 miliardë eurosh. Shteti shqiptar do të jetë aksioner në këtë investim dhe kompania që do të përfaqësojë interesat e palës shqiptare është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.