Presidenti rus, Vladimir Putin tha se shtetësia e Ukrainës mund të pësojë një goditje të pariparueshme nëse rrjedha e luftës vazhdon dhe rusia nuk do të detyrohet kurrë të heqë dorë nga avancimet e bëra. Putin i bëri komentet e tij pasi zvicra ra dakord të zhvillonte një samit të madh global, me kërkesën e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski. Putin hodhi poshtë të ashtuquajturat formula të paqes, që po diskutohen në perëndim dhe në ukrainë. “Nëse ata nuk duan të negociojnë, le të mos e bëjnë këtë”, tha putin. Tani është e dukshme sipas tij se kundërsulmi i ukrainës ka dështuar dhe se nisma është plotësisht në duart e forcave të armatosura të rusisë. E nëse vazhdon kështu atëherë shtetësia e ukrainës do të pësojë dëme të pariparueshme.